E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vettingu i “ha kokën” prokurorit të njohur, Eugen Beci

KPK ka shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë edhe prokurorin e njohur Eugen Becin.

 

Ish-drejtuesi I Krimeve të Rënda, ishte gjithashtu edhe kandidat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

 

Reklamë

Prokurori Eugen Beci u gjetë më probleme gjatë seancës dëgjimore të KPK, sa I takon kriterit të pasurisë. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Beci nuk ka justifikuar blerjen e një apartamenti 169 metra katrorë në kryeqytet.

 

Po ashtu, sipas KPK, ai ka pasur probleme edhe sa I takon kriterit të pastërtisë së figurës. Prokurori Beci ka pasur lidhje me një kontatk të papërshtatshëm të publikuar gjatë debatit public për komplotin e vrasjes së deputetit Tom Doshi. Çështje që më pas ka rezultuar një ngjarje e sajuar, sipas prokurorisë.

 

Prokurori Beci nuk pranoi të jepte shpejgime në lidhje me këto konstatime, duke theksuar se I qëndronte shpjegimeve që kishte dhënë me shkrim.

Më shumë video

Reklamë