Kreu  i LZHKD, Dashamir Shehi,  u shpreh sot nga Foltorja e Kuvendit se ndryshimet kushtetuese për vettingun thjesht bëjnë prekjen e radhës të Kushtetutës por nuk e zgjidhin problemin.

 

Sipas tij asnjëherë nuk janë prekur problematikat e vërteta të këtyre viteve të reformës në drejtësi.

 

Shehu thekson se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Mes të therash ai shprehet se Shqipëria ka 5-6 vite që kanë mbetur në dorë të një qeverie.

 

“Po të ishte një çështje edhe më e thjeshtë nuk do të ishim lodhur kaq pak. Ne e kemi nga kaq shumë Kushtetutën e Shqipërisë, dhe besoj se edhe kjo do të aprovohet pas 2 vitesh do vijmë serish këtu. Ne e kemi votuar Kushtetutën 140 deputetët, të gjithë me dëshirën e mirë për të ndryshuar diçka në një sektor jetik.

 

Të rregullojmë disa defekte të këtyre 6 viteve dhe që janë haptazi. Vettingu ka qenë selektiv, dhe këtë e kuptojnë të gjithë. Tjetër është vonesa. Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Shqipëria ka 5-6 vite që kanë mbetur në dorë të një qeverie.

Nga ana tjetër ne nuk mund ta largojmë gjykatën shumë nga njerëzit. Dhe kjo ndodh sepse s’ka më gjykatës. Dhe kjo është derivat i kësaj reforme. Kthehemi flasim pas 6 viteve dhe nuk vëmë gishtin në probleme. Dhe kjo nuk është serioze për një Kuvend që ka ndërhyrë deri tani 3 herë në Kushtetutë për këtë çështje”, tha Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *