Subscribe

Miratimi sa më parë i Vetingut, ligjit më të rëndësishëm te reformës në drejtësi, ka rikthyer tensionin politik mes mazhorancës dhe opozitës. Komisioni i posaçëm i reformës i thirrur një ditë më parë nga kreu i tij Fatmir Xhafaj, nuk është mbledhur. Gjatë paradites, zoti Xhafaj qëndroi ne zyrën e tij ne kryesine e kuvendit ne pritje te nje përgjigjeje nga opozita. Vetëm ne dreke, ai doli duke rrezuar pretendimet e demokrateve se nuk ishin njohur me ligjin. Miratimi i ligjit për Vetingun, sipas kreut të Komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj, është kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë, pasia ata janë pjesë thelbësore e kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve. Xhafaj dha edhe qendrimin e mazhorances për hyrjen ne fuqi te Kushtetutës, si dhe bazën ligjore te miratimit te drafteve. Kryekomisioneri i reformës ne drejtësi, nuk komentoi qëndrimin e partnerëve politikë të LSI-së, por theksoi se përfaqësuesi i saj në Komision ka dhënë pëlqimin e tij për ligjin e Vetingut. Por situata politike e krijuar orët e fundit ne Tirane ka detyruar kreun e kuvendit Ilir Meta te ndërpresë vizitën zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Ne nje njoftim zyrtar, theksohet se zoti Meta po kthehet ne Tirane për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditët e fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi. Me herët gjate qëndrimit ne SHBA, kreu i kuvendit Meta zhvilloi nje  dreke pune me eurodeputetin Knut Flekenshtajn, ku ne qendër te bisedës ishte zbatimi i shpejte i reformës pas miratimit te saj me konsensus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *