E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 35 minuta më parë
Video · Politikë

Vetingu, Rama mbron shkurtimet

 

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e marrë një ditë më parë në komisionin e ligjeve për shkurtime të organikës së komisioneve të Vetingut. Shefi i ekzekutivit tha se nuk është e vërtetë që shumë njerëz do të thotë më shumë punë.

 

Por, Saimir Tahiri, dikur njeri nga njerëzit me te afërt te Ramës, mori statusin e opozitarit brenda mazhorancës.

Reklamë

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Rama ripohoi se në frymën e marrëveshjes së 18 majit, mazhoranca është gati të vazhdojë dialogun me opozitën dhe të pranojë kërkesën e saj për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Por pa kushte, theksoi ai.

 

Pak para nisjes së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Rama deklaroi se PS do të tërhiqet nga ligji për mbetjet.

 

Deklaratat u bënë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes qeverisë dhe deputetëve socialiste. Por duket se kërkesat nisën ende pa iu tharë mirë boja e firmës, pasi socialisti Paulin Sterkaj ngriti shqetësimin e mungesës së vendeve të parkimit pranë Parlamentit. Përgjigje të cilin e morri nga vetë kryeministri Rama, që e ftoi bashkë të ecnin ne këmbë nga kryeministria drejt Kuvendit, për të shmangur kështu shqetësimin e parkimit.

Më shumë video

Reklamë