Subscribe

TONIN FRROKU, GAZETAR
Nga gjashtë gjyqtar që ka patur Gjykata e Apelit te Korçës momentalisht shkallët e kësaj gjykate edhe ditën e sotme i ka ngjitur vetëm një gjyqtar. Ne kushte te tilla prej një viti janë pezulluar 200 dosje civile ndërkohë qe gjykata është ne vështirësi për te gjykuar edhe çështjet penale.

Shkak për ngërçin e krijuar është bërë procesi i vettingut. Sipas juristëve situata është jonormale pasi në shumë çështje nuk po arrihet të kapen afatet ligjore.

ARBEN LENA
KREU I DHOMES SE AVOKATISE KORÇE
Situata ka qene kritike edhe me pare. Pasi ishin vetëm dy gjyqtare. Janë gjykuar vetëm çështjet penale. Çështjet civile dhe divorcet nuk janë shqyrtuar prej mese një viti. Situata ka qenë kritike. Dua te sjelle ne dijeni tuaj qe ka shumë të arrestuar që janë në limitet e çështjes dhe do jetë shumë e vështirë pasi kudo paraqitet e njëjta situate. Te mendosh gjykate apeli me një gjyqtar është jo normale.

Në Gjykatën e Apelit të Korçës çështjet e vetme që po shqyrtohen janë ato të dhënies së masave të sigurisë. Seanca këto që janë zhvilluar me gjyqtarë të komanduar nga gjykata të tjera të vendit. Pak ditë më parë si rrjedhojë e procesit të vettingut u shkarkua nga detyra gjyqtarja Etleva Temo, e cila mbante postin e kryetares së komanduar në këtë gjykatë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *