E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vetingu i “ha” kokën dy kryetarëve të gjykatave

Vetingu ne drejtesi vijon te shkaktoje “ termet ” ne rradhet e gjyqësorit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas verifikimeve të kryera ka vendosur të shkarkojë nga detyra këtë të hënë, kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajron.

Rivlerisimi për Hajron u bë në tre tre kriteret atë të pasurisë figurës dhe aftësive profesionale.

Sipas raportit të ILDKPKI gjyqatrja nuk ka kreyer deklarim të saktë të pasurisë, e nuk ka burime të ligjshme për krijimin e saj.

Reklamë

Ndërsa nga ana tjetër parregullësi sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë konstatruar edhe tek disa vendime të gjyktares të cilat janë të zvarriutra në kohë.

KPK shkarkoi edhe kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil në qytetin e Shkodrës, Fuat Vjerdha.

Gjyqtari i Shkodrës ishte një nga dy gjyqtarët që votuan kundër rrëzimit të burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin.

Denoncimet mbi uljen e dënimit të një çifti të akuzuar për mashtrim në shuma të mëdha dhe pafajësia për dy zyrtarë të akuzuar për shpërdorim detyre, ishin problemet kryesore me të cilat u përball gjatë seancës dëgjimore Vjerdha.

Parregullësi këto që dërguan edhe në shkarkimin e tij.

 

Më shumë video

Reklamë