E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Politikë

Vetingu, faktor kyç për integrimin

Zbatimi i procesit të Vettingut është kushti kryesor që Shqipëria të avancoje  në procesin e integrimit europian.

 

Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, vuri theksin tek nisja sa më parë e zbatimit të procesit të verifikimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Më herët, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i është bashkuar kolegëve të ekzekutivit, që kanë firmosur peticionin e shoqërisë civile në mbështetje të Vettingut.

 

Te shtunën peticioni pro Vetingut u nënshkrua nga kryeministri Rama, ndërsa firmat i kane hedhur edhe shume ministra e deputete te mazhorances.

 

Seancën e kaluar parlamentare, mbi 30 mije firma te mbledhura ne pak dite iu dorëzuan Kuvendit, si nje apel per zbatimin e shpejte te reformës ne drejtësi, ne kohen kur PD ka bojkotuar kuvendin e per pasoje edhe komisionet e vetingut.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video