E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Fier

Një efektiv i policie është vetëvrarë mëngjesin e së martës me armën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në komisariatin e Fierit, ndërsa nuk dihen ende arsyet që e çuan të ndërmerrte aktin ekstrem.

 

Viktima është  Kastriot Fafaj 46 vjeçar nga fshati Seman, me detyre oficer i Patrullës së Përgjithshme të Rendit. Policia bën me dije se Fafaj pasi kishte mbaruar turnin e ishte kthyer ne Drejtorinë e Policisë, në një nga dhomat që përdoreshin për të fjetur, ka nxjerre armën e shërbimit dhe ka qëlluar veten.

 

Reklamë

Kanë qenë kolegët ata që kanë dëgjuar krismën e armës dhe kanë vrapuar drejt dhomës, ku kanë gjetur të pajetë 46-vjeçarin. Plaga e marre ka qene vdekjeprurëse dhe punonjësit e tjerë te policisë nuk kane mundur te bëjnë dot asgjë.

 

Ne njoftimin e policisë thuhet se efektivi Kastriot Fafaj nuk kishte shfaqur probleme gjate kryerjes se detyrës. Ndërkohe mësohet se me pare ai ka punuar si inspektor i zonës se Semanit, aty edhe ku banonte

Më shumë video

Reklamë