E shtunë, 19 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vetëvritet gruaja e efektivit të policisë në Durrës

Bashkëshortja e një efektivi policie në Durrës është gjetur e vetëvrarë me armë zjarri më banesë.

 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës në lagjen numër 7 Durrës.  Kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar policinë mbi ngjarjen e ndodhur.

 

Ende nuk është përcaktuar arma që ka perdorur 47 vjecarja M.H për ti dhënë fund jetës, por policia dyshon se mund të jetë arma e sherbimit të bashkëshortit.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Paraprakisht policia dyshon se kemi të bejmë me një vetevrasje, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes në rrethana ende të paqarta.

Vazhdo të lexosh