Subscribe

Pas ngjarjes tronditëse në “Shefqet Ndroqi”, ku një 60-vjeçar u vetëhodh nga kati i dytë, ka reaguar stafi i këtij spitali.

 

Në reagim sqarohet se pacienti ishte 60 vjeç dhe u shtrua në këtë spital pasditen e 28 nëntorit, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës.

 

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 60-vjeçarit me inicialet L.Sh., nga Kurbini i cili i dha fund jetës mbrëmë pas mesnate, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. 60 vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavionin e urgjencës. Më datë 29 pacienti është transferuar në pavionin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë.  Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë.”

 

Stafi i këtij spital shprehu ngushëllimet për humbjen e pacientit Leonard Skabona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *