Subscribe

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi reagoi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, ku një pacient 52-vjeçar i dha fund jetës. Drejtori u shprehi tronditur nga ngjarja në një deklaratë për mediat. Ai theksoi se 52-vjeçari nuk kishte shfaqur probleme psikologjike.

 

“Na ka tronditur ne si staf i personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierie, që punojnë 24 orë duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit. 53-vjeçari u shtrua në 25 tetor, i cili i është nënshtruar ekzaminimeve dhe mjekimit sipas protokollit të trajtimit të pneumonisë nga SARS-COV 2. Në emër të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” i shprehim ngushëllime familjeve të pacientit. Sipas të dhënave të disponueshme që ne kemi, që nga shtrimi deri në momentin e fundit, nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jonormale. Ky është një moment i vështirë për ne dhe do të kërkonim mbështetjen e të gjithëve. Dhe ju për të vazhduar këtë luftë në shpëtim të jetëve të pacientëve. Është momenti të respektojmë dhimbjen e familjarëve.”

 

Preng Gjonaj u hodh nga dritarja e katit të katërt të spitalit, duke gjetur vdekjen në vend. Kjo është vetëvrasja e tretë që ndodh në spitalin e Sanatoriumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *