Qendra e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë vijon punën për verifikimin e listave të kandidatëve dhe subjekteve politike që kanë siguruar më shumë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa nuk ka nisur ende numërimi i fletëvotimeve nga diaspora.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se do të duhen edhe disa ditë kohë për rezultatin përfundimtar, raporton Vizion Plus.
VALMIR ELEZI
ZEDHENES I KQZ, KOSOVE
“Deri më tani, nga 2 mijë e 382 vendvotime, janë procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për 1 661 vendvotime apo rreth 70% si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 324 vendvotime apo rreth 59%. Përmes postës kemi pranuar rreth 43 mijë e 500 pako të supozuara me fletëvotime. Ky proces, ka për qëllim të verifikojë çdo pako dhe vetëm pas disa ditësh do të mund ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve nga jashtë vendit”.
Sipas rezultateve paraprake, LVV ka fituar 47,85% të votave, që sipas projeksioneve mund të përkthehet në 56 deputetë. Me votat e diasporës dhe atyre me kusht, parashikimet janë që partia e Albin Kurtit, të sigurojë 59 vende në parlament, apo dy më pak sesa shumica e nevojshme për ta krijuar vetë qeverinë.
Analistët shprehen se skenarët do të varen edhe nga lëvizjet e partive opozitare.
ARTON DEMHASAJ
DREJTORI EKZEKUTIV, ORGANIZATA “ÇOHU”
“Mbetet të shihet si do të veprojnë partitë opozitare, a do të ankimojnë këtë në Gjykatën Kushtetuese, apo do t’ia përdorin në Kuvend me i thënë që t’i ke dënim dhe je kryeministër. Të dy këto alternativa janë të mundshme. Aktvendimi i Kushtetueses kur flet për pamundësinë e kandidaturës nëse je me aktgjykim në tre vjetët e fundit flet se nuk mund të marrësh as mandat të vlefshëm në Kuvend. Kjo mbetet të shihet nëse bëhet kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.”
RREZE HOXHA
GRUPI PËR STUDIME JURIDIKE DHE POLITIKE
“Kushtetua dhe legjislacioni në fuqi, dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk paraqet asnjë kufizim për pozitën e kryeministrit. Rrjedhimisht, edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kriteret që duhen plotësuar për të qenë kandidat për deputet i Kuvendit të Kosovës.”
Zyrtarët e LVV-së kanë përjashtuar çdo mundësi për koalicion me parti shqiptare por do të kërkojnë partnerë në mesin e komuniteteve joshumicë duke perjashtuar Listen Serbe.






HEU, VETËVENDOSJE SYNON JO 59 POR,61 DEPUTETË; KQZ DUHET NUMËRUAR ORE
VOTAT E DIASPORËS; EU, TETËBRENGOSJE HYJNON MBI 61 DEPUTETË; AH,KQZ PO
DRUHET KUNDËRSHTUAR;DUKE MOHUAR, DUKE ASGJASUAR,VOTAT EDHE NOTAT
E SOVRANIT,POPULLKOMBIT MBARË KOMBËTARË,MBARË SHQIPTARË; PORSI,MOR
HORRZI; PËR CA ORË U NUMËRUAN QINDËRA MIJËRA VOTA,DUKE U KOMUNIKUAR
REZULTATI;NDËRSA DUHEJ,DRUHEJ, QË AS PËR DISA DITË,TË MOS NUMËROHËN AS
TË KUMTOHËN,REZULTATËT E VOTAVE, NOTAVE,DIASPORËS; OUUU SHTRIADORËS,
QË NË BORË DHE ACAR,NËN FËRFALLAZË NGRICA,DUKE RREZIKUAR,ARRINË VETËM
PËR TË VOTUAR DHE NOTUAR VOTIMET,NOTIMET,APO SAPO,REFERENDUM OUUH,
LUMË OJ LUMË, PËR TA RINGJALLË DHE PËR TA PRIRË VALLË,ME MALLË OUH,DUKE
U MUNDUAR,PËR TA NXJERRUR NGA VARFËRIA, BATAKGRIA;PARTIA,TRADHËTIA AH,
MBARË KOMBËTARE;HEJ,MBARË SHQIPTARE; OUUU,MBARË SHQIPTARE! MANI,USA.