E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vetëvendosje proteston në shesh/ Qytetarët mbajnë distancë nga njëri-tjetri

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje protestuan pasditen e kësaj të enjte në Prishtinë.

Qytetarët bënë thirrje për zgjedhje të reja, në një kohë që Gjykata Kushtetuese pritet të publikojë deri të premten vendimin e saj nëse Avdullah Hoti do të jetë ose jo kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Reklamë

Protesta në sheshin “Skëndërbej” u mbajt në një kohë qe vendi po përballet edhe me pandeminë e koronavirusit.

Mbi 2 mijë protestues të cilët sfiduan shiun, u detyruan të respektonin rregullat e distancimit fizik, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në fund, kryeministri në detyrë  përshëndeti aktivistët nga ndërtesa e qeverisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë