Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë ka miratuar dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon nga 6 deri në 12 milje.

 

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi shkuan se Greqia i bëri sot “dhuratë” vetes zyrtarizimin e dekretit, duke dëshmuar që nuk është tërhequr nga trashëgimia politike.

 

Sipas tij, kjo “dhuratë” për Krishtlindje nuk do të kishte qenë e mundur pa kryeministrin Edi Rama.

 

“Greqia i bëri sot për Krishtlindje “dhuratë” vetes zyrtarizimin e dekretit për zgjerimin e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje detare (md) në Detin Jon, si për të dëshmuar që shteti grek nuk ka hequr dorë nga trashëgimia politike e keqpërdorimit të fesë në funksion të ekspansionit territorial. Mirëpo, kjo “dhuratë” nuk do kishte qenë e mundur pa Edi Ramën, që kishte premtuar publikisht muaj më parë se nuk do ia kontestonte, edhe pse në kurriz të territorit detar shqiptar.

 

Abazi tregon më tej pse Shqipëria nuk e çon dot kontestimin e këtij zgjerimi të Greqisë në Hagë.

 

“Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Shqipëria nuk e çon dot kontestimin e këtij zgjerimi të Greqisë nga 6 në 12 md, sepse aty nuk mund të shtrohen çështje pa miratimin paraprak të Greqisë. Ajo çka Rama dhe Micotaqis kanë rënë dakord të çojnë në Hagë është ndarja e zonave ekskluzive ekonomike që nisin pas ujërave territoriale, dhe tashmë pasi Greqia e ka bërë fakt të kryer ekspansionin me 12 md. E vetmja mundësi që kemi si shtet për të vendosur drejtësi përmes ligjit ndërkombëtar për këtë akt grabitqar të Greqisë, është kontestimi përmes Aneksit 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit – por Qeveria Rama refuzon ta aktivizojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *