Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ndryshohet...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi,...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital 26 vjeçari

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm rus kundër...

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep pamje spektakolare...

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673...

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë, në moshën...

Garë me kohën në Nepal, 100 punëtorë të bllokuar...

Veteranët e ushtrisë ukrainase në Poloni, të gatshëm për të mbrojtur vendin tyre

15 Shkurt 18:09

Një numër veteranësh të ushtrisë ukrainase, të cilët punojnë dhe jetojnë në Poloni, kanë shprehur gatishmërinë për të mbrojtur vendin e tyre mes rritjes së tensioneve me Rusinë. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, ata thonë se do të kthehen në vendin e tyre për t’iu bashkuar ushtrisë dhe për të mbrojtur vendin.

 

Dmytro Dovzhenko, 40 vjeç, jeton në Poloni me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij që nga viti 2019 dhe është pronar i një biznesi atje. Ai ende mban një unazë me mbishkrimin “Besnik Përgjithmonë” nga njësia e tij ushtarake detare në Ukrainë. Nëse Rusia sulmon vendin e tij, ai do të kthehet atje për të luftuar.

 

“Nëse fillon lufta, më duhen vetëm 24 orë. Brenda 24 orëve, do të kthehem në ushtri”, thotë zoti Dovzhenko, i cili është nga qyteti qendror i Ukrainës, Poltava. Ai tani jeton në Vroklav, një qytet në Poloninë perëndimore.

 

Uashingtoni ka thënë se Rusia, e cila ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, mund ta sulmojë atë në çdo moment. Moska mohon të ketë ndonjë plan të tillë.

 

Zoti Dovzhenko, i cili drejton një fondacion të veteranëve ukrainas në vendet e Bashkimit Evropian, thotë se ai është njëri nga rreth 700 veteranët e ushtrisë ukrainase në Poloni që janë të gatshëm të kthehen në Ukrainë.

 

Duke marrë parasysh se rreth 10,000 veteranë të ushtrisë ukrainase ndodhen anembanë BE-së, ai thotë numri i atyre që janë gati për t’u rikthyer në ushtrinë e Ukrainës ka të ngjarë të arrijë në afërsisht 7,000.

 

Ministria ukrainase e Veteranëve tha në një deklaratë të dërguar me email se nuk ka shifra mbi numrin e veteranëve nga konflikti i vitit 2014 që ndodhen jashtë vendit, por ka gjithsej 420,000 njerëz të regjistruar që në të kaluarën që kanë mbrojtur Ukrainën.

 

Veteranët që po përgatiten të kthehen tani janë gjithashtu më të përgatitur se ushtarët ukrainas që morën armët në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut për të luftuar separatistët pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, thanë anëtarët e fondacionit.

 

“Ne do të jemi në gjendje të ofrojmë profesionalizmin dhe përvojën tonë këtë radhë”, tha veterani ukrainas Serhii Sklarenko, i cili i kërkoi agjencisë së lajmeve Reuters të përdorte një mbiemër të modifikuar për të mbrojtur identitetin e tij.

 

Ai dhe zoti Dovzhenko tregojnë fotografi nga koha kur ata morën pjesë në luftime në vitin 2014 dhe vitet që pasuan, duke vënë në dukje armët e shekullit të 20-të dhe një sasi të madhe veshjesh ushtarake të dhuruara nga Gjermania, Kanadaja dhe vende të tjera të tjera.

 

Që atëherë, ushtria ukrainase ka marrë mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare dhe është armatosur dhe trajnnuar shumë më mirë.

 

“Tani kemi armë moderne, mjekësi moderne. Ne kemi gjithçka që na nevojitet”, tha zoti Dovzhenko.

 

Yuriy Kubrytskyi, një avokat 49-vjeçar nga Çerkasi, një qytet në Ukrainën qendrore, tha se do të ishte gati të kthehej dhe të bashkohej me ushtrinë për herë të parë nëse do të fillonte lufta.

 

Ai tashmë ka drejtuar fushata për mbledhjen e gjërave thelbësore, duke filluar nga produktet e higjienës personale dhe ushqimet e deri tek veshjet speciale ushtarake, për ushtarët në Ukrainën lindore kur ai jetonte në Çerkasi. Ai gjithashtu ka punuar si oficer policie.

 

Por pavarësisht punës së tij të rehatshme në një zyrë kontabiliteti në Poloni, ai thotë është gati të jap jetën për të mbrojtur Ukrainën, nëse do të ishte e nevojshme.

 

“Armët nuk gjuajnë. Njerëzit qëllojnë dhe ukrainasit dinë se si të qëllojnë dhe janë të gatshëm ta bëjnë këtë për mbrojtur vendin e tyre”, tha zoti Kubrytskyi./ Voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Poloni Veteranet

Nga e njëjta kategori

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ndryshohet vendi i mbledhjes, zbardhet arsyeja

më shumë...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”

më shumë...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi, trupat e pajetë u zbuluan nga fëmijët e tyre

më shumë...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

më shumë...

One thought on “Veteranët e ushtrisë ukrainase në Poloni, të gatshëm për të mbrojtur vendin tyre”

  1. Emigranti says:
    February 15, 2022 at 9:22 pm

    Luft?
    Kush do luft?
    Kjo esht propoganda e shekullit luft fantazmash e fuqive te medha qe tallen me popujt e varfer.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:55

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe...

11:53

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit...

11:49

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur...

11:23

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari...

11:19

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet...

11:03

Vjehrri denoncon nusen e djalit për dhunë,...

10:55

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas...

10:52

Alarm për bombë në një pallat në...

10:41

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital...

10:39

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm...

10:19

Zjarri në hotelin në Vlorë, nuk i...

10:11

Tragjedi në Dibër, gjendet e mbytur një...

10:08

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati kërkon...

10:06

E rëndë në Prizren, goditet me thikë...

9:57

Alarm për bombë në një pallat në...

9:50

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep...

9:48

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror...

9:43

Situata e zjarreve në vend, 3 vatra...

9:19

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë,...

8:58

E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.