E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vetëm pesë të infektuar në orët e fundit në Shqipëri

Pas një rritjeje drastike, me 15 raste në 24 orë, këtë të enjte numri i të infektuarve u luhat sërish.

Drejtorja e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami deklaroi se mes 204 personave të testuar, kanë dalë pozitivë vetëm pesë qytetarë.

Reklamë

Numri më të madh të të infektuarve vijon ta mbajë Durrësi.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.”

Aktualisht në vendin tonë janë 167 personave aktivë me COVID-19. Harta e shpërndarjes së tyre vijon si më poshtë:

Tiranë            55

Durrës           47

Krujë             31

Shkodër         10

Berat              10

Kamëz            9

Fier                 2

Elbasan           1

Mirditë           1

Korçë             1

Më shumë video

Reklamë