E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vetëm një i infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Shifrat e Covid-19 në vendin tonë vazhdojnë të jenë shumë pozitive gjatë këtyre ditëve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 një qytetar nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.

Reklamë

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.

 

 

Statistika (4 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        1

Të shëruar në 24 orë     4

Të shtruar në spitale      4

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2144

 

Testime totale            817,479

Raste pozitive             132,535

Raste të shëruara       130,027

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë          21

Shkodër       10

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Lezhë           2

Korçë          2

Fier              1

Vazhdo të lexosh

Reklamë