I bindur në fitoren e mandatit të katërt, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit live me qytetarët, u shpreh se opozita do të marrë rezultatin më të keq më 11 maj që nga ’97.
Rama: Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, dinë vetëm të vetëshkatërrohen edhe në vetëshkatërrim të pengojnë sa të munden Shqipërisë dhe tu nxijnë jetën njerëzve. Prandaj në 11 maj do marrin rezultatin më të keq që nga ’97.
Ky “bufi” do të mundë ty. Qesh e ofendo shqiptarë sa të duash”, ishte një nga komentet. Rama tha se nuk i ofendon shqiptarët, por përsëriti sërish qëndrimin se kush mendon që “Bufi dhe këneta”, duke iu referuar Berishës dhe opozitës, është e ardhma, është çyryk.
Rama: Nuk i ofendoj unë shqiptarët. Këtë ma thonë vetëm çyrykët. Kush mendon që bufi i kënetës dhe kënëta është rruga për Shqipërinë ka një problem me veten. Është problem, e them, nuk është ofendim i shqiptarëve, është opinioni im.
Po nuk ikët ju ta harrojmë Evorpën. Do të na pranojë vetëm kur të zhduket korrupsioni”, ishte komenti i një qytetari tjetër.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria e ka marrë tashmë planin dhe në 2027 synohet mbyllja e negociatave.
Rama: Zotëri Evropa na ka dhënë planin të mbyllim negociatat në 2027. Planin ia ka thënë qeverisë shqiptare dhe janë 1000 veta që punojnë çdo ditë për negociatat. Në 2027 mbyllim negociatat zotëri, për çfarë flet tani./vizionplus.tv