Subscribe

Midis 238 personave që dyshoheshin si të infektuar në 24 orët e fundit, vetëm tetë prej tyre kanë dalë pozitivë.

Epidemiologia Eugena Tomini deklaroi se rastet e reja janë shtuar në Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier e Kamëz.

“Në 24 orët të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, të shpërndarë, në Tiranë 3 raste, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast. Gjithashtu janë kryer 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT dhe të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë për COVID19. Gjatë këtij muaji është trefishuar numri i testimeve. Aktualisht kemi një indikator pozitiviteti nën 5 %, një indikacion shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit.  Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë.”

Ndërkohë, qytetet me raste aktive renditen si më poshtë:

Tiranë              93

Krujë               62

Shkodër           17

Kamëz             9

Kurbin             4

Fier                  4

Elbasan            3

Mirditë            2

Bera                 2

Durrës             1

Korçë              1

Lezhë              1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *