Rajoni
Vetëm 8 raste të reja me Covid në Kosovë, humb jetën një person

Tetë raste të reja dhe një viktimë është shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid në Kosovë.
Reklamë
Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë bën me dije se nga 1.742 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjithashtu në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 16 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.914 persona.
Ndërkohë vijojnë të jenë aktiv me Covid 314 pacientë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




