Subscribe

Vetëm 30% e flotës urbane është në qarkullim, duke bërë që numri i autobusëve të reduktohet ndjeshëm. Shoqata e Transportit Publik bën me dije se kjo masë është marrë për shkak të rritjes së çmimit të naftës me 30 lekë për litër për 24 orë. Situata në stacionet e autobusëve në Tiranë paraqitet kaotike. Qytetarët duhet të presin deri në 30 minuta për një linjë, duke bërë që të shohin si alternativë më të shpejtë dhe pa kosto ecjen në këmbë.

 

“20 minuta po pres për një autobus dhe nuk po vjen. Në këmbë më mirë.

 

“Tirana Re vjen çdo 20 minuta, njerëzit dyndur trafiku po. është normale të rritet bileta? Si sdo ecim? Do ecim se sbën në këmbë. të gjitha çmimet janë të rritura

 

“Sa kohë keni që prisni? më shumë se gjysmë ore.

 

Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj tregon për Vizion Plus se kompanitë janë në kushtet e mbijetesës ekonomike, teksa i qëndron mendimit për dyfishim të çmimit të biletës.

 

DASHNOR MEMAJ

KREU I SHOQATES SE TRANSPORTIT PUBLIK

Ne po flasim për mbijetesë ekonomike, në momentin që nuk do merret parasysh e vetmja mënyrë e qytetarëve për transport publik nuk do funksionojë. Rritja e çmimit të biletës është e vetmja zgjidhje e situartës në të cilën jemi.

 

Memaj shprehet se kërkesat shkojnë në vesh të shurdhër dhe se, sipas tij, rrezikohet kapitullimi i transportit publik nëse nuk merren masat e duhura.

 

“DASHNOR MEMAJ

KREU I SHOQATES SE TRANSPORTIT PUBLIK

Hapat e radhës janë kapitullimi total i transportit. Ndërhyrja emergjente është mbledhja e këshillit bashkiak dhe ndryshimi i çmimit të biletës që është aktualisht.”

 

Bashkia Tiranë i qëndron vendimit se kërkesa për rritjen e çmimit të biletës nga 40 në 80 lekë nuk do të merret parasysh. Për reduktimin e flotës së urbanëve ka paralajmëruar se do të merren masa deri në heqjen e licencës së Operatorëve të Transportit Publik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *