E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vetëm 15 pacientë të shtruar në spital, shërohen edhe 12 persona të tjerë

Situata në dy spitalet COVID prej disa ditësh është e qëndrueshme. Epidemiologia Eugena Tomini bëri me dije se nevojë për trajtim mjekësor kanë vetëm 15 pacientë.

Tre prej tyre janë në gjendje më të rënduar shëndetësore. Nga ana tjetër, numri i të shëruarve në orët e fundit ka pësuar rritje. Me 12 pacientë të tjerë të rikuperuar, numri total shkon në 727.

Reklamë

Teksa liria e lëvizjes është rikthyer thuajse në të gjithë vendin, Tomini apeloi qytetarët që të tregohen të përgjegjshëm.

“Në kushtet e lehtësimit të masave, zgjerimit të fashave orare të lëvizjes, heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.”

Më shumë video

Reklamë