Në drejtorinë e Policisë së Tiranës pritet të vetëdorëzohet deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Pak minuta më parë, avokati i deputetit të PD-së, Ledio Braho ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Lexo edhe :
Gjithashtu bëhet me dije se Salianji mund të vuajë dënimin në burgun e Fierit.
Ditën e sotme u caktua prokurorja Elona Alvora për ekzekutimin e masës. Gjithashtu gjatë ditës së sotme u mblodh grupi i PD të cilët diskuatuan në lidhje me aksionet opozitare pas dënimit të Salianjit, ku të shumta ishin deklaratat edhe për një ngujim të mundshëm në PD dhe mos lejimin e Salianjit të arrestohej.
Por ishte vetë salianji që doli kundër këtij propozimi, duke theksuar se do të ishte më mri të dorëzohet dhe të vuajë dënimin. Ndërsa në komunikimet e vazhdueshme në media dhe në rrjetet siociale ai ka deklaruar se do të bëjë fushatë edhe nga qelia. /Vizionplus.tv






