E martë, 3 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Video · Sociale

Vështirësia e mësimit online/ Problem interneti si edhe lëndët si matemaktika e fizika

Kjo është Jugerta Pasha, nga fshati Starovë, në Berat. Ajo studion në shkollën “Riza Mulita” dhe është në klasën e nëntë. Jugerta ashtu si dhe bashkëmoshatarët e saj, prej 1 muaji po i merr mësimet online. Por për të, mësimi online nuk është shumë i kuptueshëm pasi shpesh has vështirësi, sidomos me lëndën e matematikës.

 

Jugerta tregon gjithashtu se ka ditë qe i humbet mësimet pasi ndodh që t’i mbarohet interneti.

 

Reklamë

Ashtu si Jugerta, të njëjtin shqetësim kane dhe nxënës të tjerë. Serena Danaj, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën  “Muço Delo”, në Vlorë thotë se mungesa e kompjuterit në shtëpi ia bën më të vështirë mësimin online pasi është e detyruar që t’i marrë telefonin babait të saj.

 

Vështirësi të shumta ka dhe për nxënësit e klasës së parë, qe e kane me te veshtire te perqendrohen ne mesim permes procesit online.

 

Më shumë video

Reklamë