E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vështirësi nga dëbora dhe ngricat, situatë problematike në zonat malore në veri dhe juglindje të vendit

Reshjet e dëborës vijojnë me intensitet të shtuar në veri dhe juglidnje të vendit.

Në Dibër temperaturat nën zero kanë shkaktuar probleme kryesisht në qarkullim. Rruga rurale Peshkopi-Lurë është e pa qarkullueshme nga bora, dhe lëvizja bëhet nga Rrësheni.

Reklamë

Ndërkohë janë akoma të bllokuara disa rrugë të brendëshme fshatrash me qendrën Administrative Silisht, Lurë, Kala e Dodës, Zall Dardh e Tomin.

Në Bulqizë gjithashtu vijon të mbetet e bllokuar rruga mes qytetit të Vjetër e qytetit te Ri , ndërsa janë të bllokuara rrugët e fshatrave me qendrat Administrative në njësitë Trebisht, Ostren, Martanesh.

Reklamë

Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme, përveç segmentit Ura e Çerenecit-Steblev qe është thuajse i pakalueshem pasi nuk është ndërhyrë për ta pastruar.

Ndërkohë në akset e rrugës së Arbërit, Qafë Bualli-Krastë dhe Peshkopi-Vasie nga mjete lëvizja bëhet me goma dimërore.

Në Shkodër të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, por drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhir. Në Bogë – Qafe Thore – Theth, firmat kontraktore kanë ndërhyrë për pastrimin e këtij aksi, pasi në zona të caktuara trashësia e borës arrinte në 1.5 metra.

Paralelisht është kryer kriposja e saj pasi nga temperaturat e ulëta ka patur ngrica në rrugë.

Edhe në Tamarë – Vermosh është kryer pastrimi dhe kriposja, pasi ngricat kanë vështirësuar qarkullimin në orët e para të mëngjesit.

Reshjet e dëborës dhe kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë sjellë problematika në disa zona të qarkut Korçë, kryesisht në formën e rrëshqitjeve të dherave dhe bllokimeve të rrugëve.

Në bashkinë Pogradec, problematika kryesore mbeten rrëshqitjet e dherave. Gjatë ditës së djeshme, inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik kanë inspektuar zonat problematike.

Aksi Ersekë–Leskovik është i hapur dhe i kriposur.

Edhe në Elbasan temperaturat kanë zbritur në  -10 grade celcius në zonat malore, si pasojë në aksin nacional Elbasan-Qafë Thanë ka pasur reshje debore dhe por punohet vazhdimisht për të shmangur bllokimin e rrugës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë