Subscribe

Edhe dy ditë na ndajnë nga revolucioni dixhital, siç e quan kryeministri Edi Rama, kur 95% e shërbimeve do të kalojnë online.

 

Por qytetarët shprehen se nuk janë gati për mbylljen e sporteleve fizike. Sfida kryesore për ta, veçanërisht për moshën e tretë, mbetet aksesi dhe përshtatja me teknologjinë.

 

 

 

QYTETARË

 

1-“Është e vështirë, duhet të përgatitemi edhe ne të mësojmë. Koha do ta tregojë nëse do të kemi lehtësi, duhet të përshtatemi me teknologjinë.

 

2-“Unë nuk jam gati sepse nuk di të përdor e-albanian. Është shumë e bukur për t’u bërë, por e vështirë. Celularin e kam, por jo shumë të përparuar, por nuk di t’i përdor, nuk shohim. Për ne është e vështirë. Si do t’ja bëjmë? Unë nuk di të përdor celularin, jo më…”

 

Deri në vitin e ardhshëm kur të jetë gati sportelisti në formatin dixhital, qytetarët që hasin vështirësi për të përfituar shërbime ONLINE.

 

SINK

 

QYTETARË

 

1-“Nuk e di si do ja bëjmë. Duhet me i pas në shtëpi fëmijët për çdo gjë për të zgjidhur problemet, por ata janë në shkolla, janë larg.

 

2-Unë nuk marr vesh fare, nuk e di si do ja bëj. Ja me gocat. Ata që nuk dinë të përdorin internetin apo celularin, e kanë të vështirë.

 

3-Gjithmonë ma ka marrë goca shërbimin në portal. Unë e kam të pamundur. Do t’i mësoj.

 

4-Kam fëmijët që e përdorin.”

 

Deri më tani, përmes portalit e-albania janë ofruar 1.225 shërbime për qytetarët, ndërsa nga 1 maji, ky numër do të rritet. Fizikisht do të vijojë të merret shërbimi vetëm për regjistrimin e lindjeve, vdekjeve, martesat apo për dokumentet e identifikimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *