Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se interesi i Kosovës dhe i Amerikës është i njëjtë.

 

“Interesi i shtetit tim dhe i amerikanëve është një dhe kjo është ajo që dua ta barti me ju dhe na jemi bashkë. Ku është Amerika është edhe Kosova, ku është Kosova është edhe Amerika. Ky është qëndrimi jonë dhe do të ecim bashkë përpara”.

 

Reagimet e kreut të kuvendit Veseli, vijnë pas kërkesës së ambasadës Amerikane për heqje e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *