E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Veseli apel Serbisë: Po cënon stabilitetin, nuk do të lejojmë provokime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë apel Serbisë që të lë mënjanë provokimet pasi po rrezikon stabilitetin në rajon.

 

Në një deklaratë për mediat, Veseli theksoi se Kosova nuk do të lejojë veprime të tilla pasi po shkaktojnë pasiguri dhe jostabilitet në Kosovë.

 

Reklamë

“Kjo politikë nuk i ndihmon bashkëjetesës mes shqiptarëve, serbëve dhe të tjerëve në Kosovë. Ka ardhur koha që të ndalen provokime të tilla. Nuk do të lejojmë veprime që do të shkaktojnë pasiguri apo jostabilitet në vendin tonë”

 

Klima e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar pas lobimit të serbëve për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

 

Vendim që pasoi më pas me rritjen e tarifës nga 10 në 100 për qind për produktet që Serbia eksportonte në Kosovë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë