E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Verrati dhe Donnarumma në Spanjë (FOTO)

Dy yje të futbollit italian pritet të transferohen tek dy klubet më të mëdha të futbollit spanjoll. Talenti i PSG, Marco Verrati është gjithnjë e më afër kalimit tek Barcelona, pavarësisht se drejtuesit e klubit francez po bëjnë gjithÇka për ta mbajtur regjisorin e tyre.

 

Megjithatë mediat më të mëdha katalanasse të sportit “Mundo Deportivo” dhe”Sport”, kanë dalë në faqe

n e tyre pikërisht me lajmin se Verrati do të jetë blerja e madhe e verës e klubit katalanas.

Reklamë

 

 

Lajmi vjen pas shkrimeve të dy ditëve më parë për një takim në Majorka gjatë punimeve mes Le Messit dhe Verratit.

 

 

Dëshira e talentit italian është e madhe për të kaluar tek ekipi blaugrana dhe mesa duket kjo dëshirë e tij do të jetë vendimtare për transferimin në Spanje ku do të merrte në dorë frenat e mesfushës së skuadrës së Barcelonës. Çmimi që parizienët do të përfitonin në këtë rast do të ishte 100 milion euro.

 

Ndërkohë një tjetër xhevahir i futbollit Italian, portiere Donnarumma, duket se ka vetëm një desitanacion, Realin e Madridit.

 

Sipas dy gazetave të mëdha madrilene, “AS” dhe “MARCA”, 18 vjeÇari që tradhëtoi Milanin dhe tifozët e saj duke mos rinovuar kontratën, me gjasë do t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës madrilene për një shifër nga 40-60 milion euro.

 

Donnarummes i përfundon kontrata vitin e ardhshëm dhe drejtuersve të milanit nuk i intereson aspak që ta humbasin me parametër zero në vend që të fitojne një shifër të majme e cila do të investohej sërish nga kuqezinjtë në merkato për të përfoprcuar edhe me shumë ekipin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë