Verona, mundësia e artë e Asllanit! Inzaghi nuk e rrezikon turkun Calhanoglu, mesfushori kuqezi gati për të luajtur titular

Inter nuk ka ndërmend të rrezikojë Hakan Calhanoglun për duelin e radhës në kampionat këtë të shtunë kundër Veronës në transfertë.
Mesfushori turk u dëmtua në ligën e kombeve në duelin ndaj Uellsit, një dëmtim në kofshën e majtë që gjithsesi nuk duket shumë shqetësuese për ambientin zikaltër.
Megjithatë trajneri Simone Inzagi nuk dëshiron aspak të rrezikojë me një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër, aq më tepër që kalendari mes Champions dhe kampionatit është i ngjeshur në vijim.
Për këtë arsye stafi i skuadrës kampione të Italisë ka vendosur që mesfushori turk të mos grumbullohet për ndeshjen e të shtunës ora 15:00 në Bentegodi.
Synimi është që Hakan Calhanoglu të kthehet i gatshëm për transfertën gjermane në Champions Lige të martën që vjen kundër Laipzig.
Në vend të tij gjasat janë që Simone Inzagi të përdore në kabinën e regjisë Kristjan Asllanin.
Shqiptari e ka kërkuar edhe vetë këtë gjë, duke u shprehur se është gati të bëjë zëvendësuesin e turkut në regjinë e lojës zikaltër.
Megjithatë duhet thënë që në ndeshjet me Shqipërinë Asllani pati disa luhatje ndaj mbetet për tu parë nëse do të marrë besimin e trajnerit për të qenë titullar në Verona.
Që pas derbit të humbur me Melanin, ku Asllani u fut në lojë në nisje të pjesës së dytë, mesfushori kuqezi ka vuajtur minutazhin e pakët tek Zikaltërit, edhe pse duhet thënë ka patur gjithashtu probleme fizike.
E shtuna në Tring është mjaft interesante pasi veç duelit që apo javën e 13 Verona-Inter, vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar në San Siro për supersfidën e orës 18:00 Milan-Juventus./vizionplus.tv




