Subscribe

 

Fushata elektorale ka detyruar një sërë institucionesh publike që të kenë një vëmendje të shtuar, më qëllim që të shmangen abuzimet e mundshme. 12 drejtoritë rajonale të shërbimit social kanë një urdhër shtesë më qëllim kontrollin e njësive vendore, të cilat mund të abuzojnë, duke futur në skeme të ndihmës ekonomike familje që nuk e meritojnë.

 

Drejtorja e shërbimit social Etleva Bisha, thotë se deri më tani, nuk ka patur sinjale se bashkitë kanë abuzuar gjatë kësaj periudhe, përveç një njësie në juglindje të vendit. Në vitet zgjedhore është vërejtur një rritje artificiale e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, ku një pjesë e tyre hynin në skemë pa të drejtë. Aktualisht, numri i familje që përfitojnë ndihmë ekonomike arrin në 81 mijë, dhe sipas të dhënave paraprake nuk ka patur tendencë rritjeje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *