Mediat greke kanë zbardhur disa detaje interesante të takimit mes Andi Lilës dhe Mitropolitit të Janinës.

 

Ky takim i kërkuar nga Lila u ndërmjetësua nga avokati grek Jorgos Vitas. Sipas mediave greke në shenjë respekti Andi Lila i dhuroi priftit një vere te rrallë, megjithëse kavajasi është një besimtarë i devotshëm i besimit islam.

 

Ndërsa prifti Maksim i ka dhuruar mbrotjësit të Pas Janinës dy libra.

 

Sakaq, në mediat greke është cituar dhe Mitropoliti i Janinës pas gjestit të pendesës nga Andi Lila gjatë takimit me këtë të fundit: “Të lumtë qe pate guximin te vish këtu dhe te shprehesh pendesën”.

 

Me tej kleriku foli edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve duke deklaruar se “jemi fqinj me shqiptaret, kemi rruge te gjate te përbashkët dhe shpresoj te kemi edhe ne te ardhmen pa plagosur njeri tjetrin për çështje besimi dhe jo vetëm. Duhet te marrim shembull nga futbollisti Lila pasi ka edhe besimtare ortodoks te cilët fyejnë për çështje te besimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *