Subscribe

Maqedonia ndodhet në orët e saj më kritike ligjvënësit do të vendosin nëse vendi do të shkojë drejt integrimit në NATO dhe Bashkimit Europian, ose drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zëvendës kryeministri i Maqedonisë për çështjet Europiane, i ftuar ne emisionin e gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus tha qeveria nuk i ka votat, por u shpreh i bindur se do të arrihet marrëveshja me opozitën.

 

Bujar Osmani: Këto orë këto minuta janë më dramatike për shkak se atje në Shkup e gjithë elita politike po bën përpjekje për të gjetur 80 deputetë të cilët do të mbështesin paketën e ndryshimeve kushtetuese. Unë jam optimist. Do të bisedohet gjatë natës gjatë gjithë paradites se nesërme deri në orën 11 kur të filloje seanca, dhe nesër do dimë nëse do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme apo do të hapim paketën e ndryshimeve kushtetuese.”

 

Zëvendës kryeministri Osmani tha se VMRO kërkon dështimin e marrëveshjes së Prespës, si e vetmja mënyrë për rikthimin e tyre në politikë, por theksoi se ka deputetë nga opozita të cilët do të reflektojnë për këtë moment historik.

 

“Kujtoj se të gjithë janë të vetëdijshëm përkundër pozicionimit ekstrem të VMRO-DPMNE si parti opozitare, të cilët kujtojnë se të gjithën strategjinë e kanë vendosur në dështimin e marrëveshjes si e vetmja mënyrë për rikthimin e tyre ne skemën politike, por kujtoj që ka deputetë mjaftueshëm të cilët do të reflektojnë për momentin historik dhe për pasojat nga dështimi i kësaj marrëveshjeje, pashikueshmërisë që krijojnë zgjedhjet e parakohshme nëse shpallen nesër.

 

Nga ana tjetër, numri dy i qeverisë tha se largimi i shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias, nuk është produkt i ndonjë konspiracioni.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *