Subscribe

100 ambulanca të Urgjencës Kombëtare janë pajisur me mjete të reja për shpëtimin e jetës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se këto pajisje garantojnë një standard të ri.

 

Ogerta Manastirliu: “Prezantojmë sot një risi sa i takon shërbimit të urgjencës paraspitalore. 100 autoambulanca në territor janë pajisur me sete mjekësore moderne, me të gjitha mjetet e reja jetëshpëtuese, duke filluar nga setet për traumën, setet e intubimit, sete medikametesh, sete mjekimi, aparaturat për matjen e parametrave jetësor, duke garantuar një standard të ri shërbimi për qytetarët”.

 

Brenda këtij viti, sipas ministres, flotës së autoambulancave do tu shtohen edhe shume makina të reja.

 

“Brenda vitit do të kemi 32 autoambulanca të reja, moderne, plotësisht të pajisura me mjetet jetëshpëtuese -defribilator, bombula oksigjeni, aspirator, etj- që padyshim do të sjellin një cilësi të re shërbimi për qytetarët”.

 

Gjatë aktivitetit u prezantuan edhe uniformat e reja të stafit të urgjencës të cilat tashmë janë standardizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *