Ditën e hënë, Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë e saj.

 

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dijë se mbledhja do të zhvillohet në selinë blu, në orën 16:00.

 

Në takim pritet të diskutohet dhe të merren vendime mbi situatën politike.

 

“Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite: ‘Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj’”, theksohet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *