E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vendimi surprizë/ Zoran Zaev “ngrin” Marrëveshjen e Prespës me Greqinë

Zoran Zaev ka bërë një lëvizje surprise. Kryeministri I Maqedonisë së Veriut ka deklaruar për mediat greke se “një pjesë e Marrëveshjes së Prespës ngrin, pasi është i pamundur zbatimi i plotë i saj”.

 

Reklamë

Zaev e lidhi zbatimin e e plotë të marrëveshjes së vendit të tij dhe Greqise me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

 

“Nëse fiken dritat e yjeve në flamurin e BE-së, atëherë në Ballkan do të sundojë errësira”, tha mes të tjerash Zoran Zaev për mediat greke.

 

Zaev, deklaroi se marrëveshja e Prespës lidhet ngushtë me kapituj të procesit të çeljes së negociatave.

 

 

 “Dy dispozita, në veçanti, të shkëmbimit të fondeve, janë të paarritshme, ndryshe rrezikojmë sovranitetin e vendit” si dhe ka theksuar edhe njëherë se integrimi në BE është e vetmja alternativë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, në rast të kundërt, pasojat do të jenë të rënda për mbarë Europën. Çdo alternativë tjetër nuk shoqërohet me demokraci, liri, shtet të drejtësisë, të drejta të njeriut, deklaroi Zaev, I cili e coi vendin ne zgjedhje te parakohshme në prill të 2020 duke qënë se ishte zotuar para qytetareve të tij se miratimi I Marrëveshjes se Prespes do ti jepte Maqedonisë së Veriut praktikisht hapjen e negociatave për anetaresim në BE ( gjë e cila nuk ndodhi).

 

Si pasoje e marreveshjes se Prespes, Shkupi zyrtar pranoi ndryshimin e emrit nga Maqedoni ne Maqedonia e Veriut qe ishte vendosur si kusht nga Greqia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë