Dy ndeshje të kampionatit shqiptar të planifikuara për tu luajtur këtë të hënë ne oren 18:00,  Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi, do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Ky ishte nje vendim i pashmangshem per tu marre nga federata si rrjedhojë e masave drastike të bëra publike nga qeveria shqiptarë këtë të hënë për parandalimin e koronavirusit.

Në një kohë që sot dy takimet e fundit të kësaj jave do te luhen pa spektatore, do të vleresohet seriozisht pezullimi përkohësisht I kampionatit, në vazhdimësi të vendimeve te qeverisë për mbylljen e veprimtarive publike deri në 3 prill.

 

Njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me aktivitetin futbollistik
Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur ditën e sotme për të vlerësuar situatën pas të urdhërit nr. 132, dt. 8/3/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me pezullimin e aktiviteteve sportive dhe sociale në vend.
Komiteti i Emergjencës vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë respektivisht në Shkodër (Vllaznia-Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijojë me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, me dyer të mbyllura.
Komiteti i Emergjencës në FSHF, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve futbollistike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *