Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe e kanë dënuar vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbi njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

 

Në një deklaratë për mediat, ministrat arabe e kanë cilësuar vendimin e Trump si të “paligjshëm”,si dhe u bënë bërë thirrje liderëve të vendeve të tyre, që mbledhja të pasohet me një tjetër takim urgjent në Jordani, me qëllim diskutimin e çështjes së Jerusalemit.

 

Vendimi i Trump ka sjellë sërish tensione në Lindjen e Mesme.

 

Qindra protestues janë përplasur me forcat libaneze të sigurisë pranë Ambasadës Amerikane në veri të kryeqytetit Bejrut.

 

Protestuesit e zemëruar hodhën gurë dhe ndezën zjarre nëpër rrugë, shumë pranë ambasadës  ne Bejrutin verior, duke i detyruar forcat e sigurisë të përdorin gaz lotsjellës.

 

Protesta të shumta janë mbajtur edhe jashtë Ambasadës amerikane në kryeqytetin indonezian, Xhakarta. Tubuesit mbanin flamuj dhe pankarta ku shkruhej “Palestina është në zemrat tona”.

 

Edhe në Suedi, qindra njerëz kanë protestuar pro Palestinës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *