I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Financave pas vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës për t’ia lënë “Duty Free” gruas së Gjin Gjonit. Përmes një postimi në “Facebook”, ministria u shpreh e keqardhur për vendimin, por refuzoi të bëjë komente të mëtejshme.

 

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpreh keqardhjen për vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndaj Çështjes Administrative Civile, mbi vendimin administrativ për anullimin e autorizimit për magazinat doganore private Duty Free Shop. Duke u rezervuar në interpretimet në themel të vendimmarrjes në çështjen në fjalë, theksojmë rëndësinë e sistemit gjyqësor edhe në klimën e biznesit dhe trajtimin e investitorëve të huaj në vend. Forcimi i Shtetit të së Drejtës mbetet prioritet për Qeverinë Shqiptare, në përfitim të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj.”

 

Ministria e Financave u bëri thirrje të gjitha bizneseve private që të mos stepen e dorëzojnë çdo propozim.

 

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë përherë e hapur të presë propozimet e sektorit privat mbi cështjet e të bërit biznes dhe zhvillimin e një kuadri mbështetës për cdo investitor shqiptar dhe të huaj.”

 

Edhe ambasada amerikane u shpreh e zhgënjyer nga vendimi i gjykatës dhe theksoi se po pengohen investimet e huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *