Pedagogët kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie të mërkurën, nëse qeveria nuk do të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe t’i plotësoje ata.

 

Bojkoti është mbështetur nga një pjesë e pedagogëve të cilet protestuan para Korupusit Universitar, por ka dhe nga ata që nuk janë bërë pjesë.

 

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se do t’i lënë afat qeverisë vetëm dy ditë kohë për t’i plotësuar kërkesat, në të kundërt në 2 Nëntor në orën 16:00 nis greva.

 

KREU I SINDIKATËS SË PEDAGOGËVE

SANDËR KOVAÇI

“Në këto kushte pas një diskutimi është propozuar që të kalohet në trajtën e grevës së urisë apo ngujimit, si e vetmja formë, që e lejon ligji, që mund të bëjë efekt për të detyruar qeverinë që të vërë arsimin si prioritet kombëtar. Pasi e pritëm tre vite, i lam dy muaj kohë për të reaguar, i lëmë edhe dy ditë kohë për ti dhënë zgjidhje kërkesave tona,. Më datë 2 tetor të gjithë jemi këtu”,

 

Pedagogët i bëjnë thirrje studentëve dhe prindërve që t’i mbështesin pasi kërkojnë cilësi në institucionet e arsimit.

Më 5 tetor qeveria vendosi që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit.

 

Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Por pedagogët janë shprehur se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *