Subscribe

Pas vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e listave të VV-së, AAK-së dhe Nismës, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është përballur me kritika të shumta. Ankesat më të mëdha kanë ardhur nga ana e VV’së për certifikim e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Liburn Aliut. Për kritikat ndaj saj kanë reaguar edhe ambasadorët e vendeve të Quintit. Ata kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira pa presione politike ndaj institucioneve.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Elvis Hoxha, nga Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka deklaruar se Parlamenti i ri i Kosovës që pritet të formohet pas zgjedhjeve të 4-Shkurtit po cënohet nga Valdete Daka.

Elvis Hoxha: Gjykata Kushtetuese duhet t’i mbante shënim dhe të thoshte – KQZ unë s’marr fajin tënd mbi supe.

Alban Dudushi: Kur të bëhet Parlamenti i ri bëni rregullimet e domosdoshme në ligj në lidhje me këtë çështje.

Elvis Hoxha: Parlamenti i ri po cënohet pikërisht nga figura e Valdete Dakës. Nuk është çështja se ajo ka të shkuar, çështja është se kjo e shkuar përcakton të ardhmen e saj.

Alban Dudushi: Valdete Daka mori një vendim. Keni Gjykatën Supreme që e prisni të thotë vendimin e saj.

Elvis Hoxha: Gjithmonë kemi besim tek institucionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *