E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vendimi i Hagës, Gashi: Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi i përkasin një kapitulli të lavdishëm të historisë së Kosovës

Vendimi i Gjykatës së Hagës për të dënuar me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK, ka sjellë reagime të shumta përgjatë gjithë ditës së sotme, nga të gjithë faktorët politikë, kombëtarë e ndërkombëtarë.

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, tha se katërshja e UÇK-së, pavarësisht vendimit dënues, “mbeten çlirimtarë të Kosovës”.

Reklamë

“Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë, ndërsa beteja për drejtësi vazhdon”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Gashi bëri thirrje për qetësi, teksa theksoi se Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi “i përkasin një kapitulli të lavdishëm të historisë së Kosovës”, duke shtuar se asnjë vendim gjykate nuk mund ta mohojë këtë.

“Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës. Lufta e UÇK-së, sakrifica dhe vetëmohimi i atyre që e udhëhoqën dhe ishin pjesë e saj janë vetë rruga që çoi në lirinë e Kosovës dhe në një epokë të re paqeje e stabiliteti në rajon”, shkroi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.