Të gjithë personat që udhëtojnë drejt Francës duhet të jenë të vaksinuar kundrë Covid-19.

Aeroporti i Rinasit bëri të ditues se marrja e dozave të vaksines për Covid-19 është një kusht I rëndësishëm për të udhëtuar drejt këtij vendi.

Ata që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejtë Francës vetëm për arsye të rëndësishme.

Më poshtë njoftimi i plotë I Aeroportit të Rinasit.

 

 

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës

Të gjithë personat që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Francës duhet të jenë të pajisur me:

  1. Pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
  2. Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
  3. Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Përsonat që nuk janë të vaksinuar mund të udhëtojnë drejtë Francës vetëm për arsye të rëndësishme.

Fëmijët deri në 12 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *