Politikë
Vendimi, deputetët socialialistë mbështesin Ilir Metën për president

Socialistët janë dakord me kandidaturën e Ilir Metës për president. Vendimi përfundimtar u mor në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, mbledhje e cila zgjati rreth një orë e gjysëm. Një ditë më parë LSI i dërgoi Kryesisë së Partisë Socialiste dy kandidaturat e saj për president, atë të Petrit Vasilit dhe të Ilir Metës. Kryesia e Partisë Socialiste vendosi që nga dy kandidaturët në fjalë të mbështeste Ilir Metën, dhe kështu vendimin në fjalë ia paraqiti sot në mëngjes deputetëve socialistë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




