Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e AMA-s për rikthimin e sinjalit analog për Tiranën dhe Durrësi.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë ka përshëndetur vendimi ne AMA-s për rindezjen e sinjalit të vjetër të transmetimit televiziv, por Rama është shprehur se nuk fiket sistemi i vjetër pa u siguruar aksesi në sistemin e ri.

 

“Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri.”

 

Ndërkohë, më herët ditën e sotme ishte drejtori i AMA-s, ai i cili njoftoi rindezjen e sinjalit të vjetër të transmetimeve televizive. Sinjali i vjetër do të jetë aktiv deri në janar të vitit tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *