Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bëri me dije vendimet e marra.

 

Ai deklaroi se Fondit Shqiptar të Zhvillimit i janë kaluar tre miliardë lekë për të vijuar punimet në terren për procesin e rindërtimit, ndërsa janë nënshkruan tre marrëveshje me qeverinë gjermane për 20 milion euro hua dhe 8.5 milionë euro grante për efiçencën e energjisë së godinave të universiteteve publike.

 

“Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë, do të desha të ndaja me ju dhe kolegët e tjerë vendimet e kësaj mbledhje qeverie. Duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intesnitet. I kaluam FSHZH dhe 3 miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milion dollar për të vijuar punët  në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 22. Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si 5 maji, në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne. Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfË, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *