Beteja me Covid 19 në cdo shtet të rajonit po bëhet edhe më e vështirë pasi bilanci i viktimave dhë të infektuarve rëndohet cdo ditë. Në Kosovë, qeveria ka shtuar masat për ngadalësimin e sëmundjes duke i mbyllur të gjitha parqet nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.

 

Nurmi i të infektuarve ka shkuar në 24 ndërsa qytetarëve i është kërkuar të boshatisin rrugët e të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia.

 

Edhe në Maqedoninë e Veriut ku numërohen 70 të infektuar, janë marrë të tjera masa për të kufizuar qarkullimin e qytetarëve duke ndaluar daljen nga shtëpia nga ora 6 e pasdites deri në 6 të mëngjesit. Gjithashtu është ndaluar edhe qëndrimi i më shumë se 5 personave bashkë në publik ndërsa autoritetet do të disiplinojnë radhët në markete dhe farmaci.

 

Greqia, vendi më i prekur në Ballkan nga Covid 19,  numëron 13 viktima dhe rreth 500 të infektuar. Mëngjesin e kësaj të shtune kanë mbërritur 18 tonë pajisje mjekësore nga Kina për të ndihmuar në përballimin e krizës. Autoritetet po konsideojnë kufizime të tjera të lëvizjes, duke përfshirë edhe shtetrrethimin.

 

Serbia konfirmoi viktimën e parë nga koronavirusi ndërsa numri i të prekurve i ka kaluar 150. Ushtria ka dalë në rrugë për të monitoruar respektimin e masave. Edhe në Mal të Zi rastet e të infektuarve janë rritur duke shkuar në 14.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *