Subscribe

Arben Frroku i dënuar për vrasje, Jasin Kala i njohur me mbiemrin Avdyli i dënuar gjithashtu për vrasje dhe Durim Keçi i dënuar për trafik droge, janë tre  personazhet e radhes te vene ne shenjester nga Operacioni Forca e Ligjit. Ata kane 48 orë kohe në dispozicion për të deklaruar pasurinë e tyre dhe më tej procedurat i kalojnë SPAK për hetim të mëtejshme. Arben Frroku, vllai i ish-deputetit, Mark Frroku, aktualisht ndodhet në burg në Holandë. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013 në Tiranë.

Holanda e ka refuzuar ekstradimin e tij në Shqipëri, pasi Frroku pretendon se në procesin gjyqësor kundër tij është përfshirë edhe politika.

Ai mori fillimisht pafajësi për vrasjen e Dritan Lamaj në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Por teksa vendimi u apelua nga prokuroria, Frroku u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi.

Pas arratisjes, Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm.

Ndërsa Jasin Avdyli me pseudonimin“Cine” është pjesë e grupit të arrestuarve në kuadër të operacionit “Volvo 4”. Emri i tij doli edhe në përgjimet për blerje votash ku u përfshi edhe emri i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ndërsa Durim Keçi u ndalua më 11 tetor të 2017-ës në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë, por u bë i njohur edhe në debatet mes politikanëve. Kryeopozitari Lulzim Basha në atë kohë tregoi fotot të tij me deputetë socialistë, duke akuzuar se mazhoranca mbante afër kriminelët, ndërsa kryeministri Rama publikoi foto të Durim Keçit që shfaqej ne çadren e protestës së demokratëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *