E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Veliu vizitë “blic” në Elbasan, ndryshon shefin e qarkullimit

Ilustrim · Vizion Plus

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka ndryshuar shefin e qarkullimit në Elbasan. Gjatë një vizite të beftë, Veliu lajmëroi se vendin e Adriatik Hutit do ta zërë Artur Sinorukaj.

 

Kujtojmë që Adriatik Huti u pezullua pak kohë më parë nga detyra sepse u akuzua se ka lejuar kultivimin e kanabisit në një zonë të Librazhdit.

 

Po ashtu, mësohet se Ardi Veliu ka bërë për “ujë të ftohtë” varësit e tij në një takim me dyer të mbyllura. Ai ka kërkuar më shumë vendosmëri dhe rezultate në luftën kundër krimit në Elbasan. Vizita e Veliut në qytetin e Elbasanit vjen pas takimit që pati para disa ditësh me vartësit në Shkodër.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh