E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Veliu paralajmëron: “Forca e Ligjit” nuk do ndalet

Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se çdo person i skeduar në veprimtarinë kriminale do të jetë pjesë e hetimeve të operacionit forca e ligjit.

Veliu paralajmëroi se nuk do të tolerohet asnjë personazh i lidhur me botën e krimit dhe se hetimet do të shtrihen edhe në Lazarat.

 

ARDI VELIU – KREU I POLICISË SË SHTETIT

 

“Akti normativ ka vetëm pesë ditë që është duke u implementuar dhe ka fuqi zbatimi deri në fund të dhjetorit. Çdo person që do jetë pjesë e këtij akti, do jetë pjesë e hetimeve dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë.

 

Operacioni Forca e Ligjit u përshëndet edhe nga kryediplomati i BE, Luigi Soreca, i cili deklaroi se po monitoron gjithcka e se shume shpejt do të takohet me kreun e SPAK për tu siguruar që ligji po zbatohet plotesisht.

 

LUIGI SORECA – AMBASADOR I BE

 

Ajo që mund të them është se ky ligj i posaçëm aplikon parimin e rëndësishëm të ndjekjes së parasë. Ligji është i qartë me subjektet e tij. Për ne të BE është e rëndësishme mënyra si do zbatohet dhe po zbatohet ligji. Ne po e monitorojmë nga afër zbatimin e këtij ligji. Së shpejti do të takohem me kryetarin e SPAK, ligji duhet zbatuar në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut

 

 

Deklaratat u bënë nga pika kufitare e Kakavijës, ku ambasadori i BE, Luigi Soreca së bashku me drejtorin e pergjithshem pane nga afer ecurinë e punës së policisë kufitare dhe misionit te FRONTEX

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video